Kjo është paga që iu ofrua djalit të Fadil Vokrrit, por nuk e pranoi

Futboll

Kjo është paga që iu ofrua djalit të Fadil Vokrrit, por nuk e pranoi

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:02
Gramoz Vokrri

Sot u fol më të madhe për telashet që kanë ndodhur mes Gramozit, djalit të legjendës së futbollit të Kosovës, të ndjerit Fadil Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Disa burime bëjnë të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Gramozit iu është ofruar paga 1500 euro!  

“Gramozi ka kërkuar postin e drejtorit gjeneral në FFK, por ky post nuk iu dha nga FFK”, tha një burim. Ndërkaq, burimet tjera thonë se FFK ia ka ofruar pozitën e drejtorit për marrëdhënie me jashtë i FFK-së.

"Gramozit iu ofrua posti i drejtorit për marrëdhënie me jashtë i FFK-së. Ai e ka marr kontratën por nuk e ka nënshkruar dhe nuk e dimë pse. Paga iu ka ofruar 1500 euro dhe posti i drejtorit për marrëdhënie me jashtë i FFK-së, por e ka refuzuar”, tha një burim.

Flitet se posti i drejtorit gjeneral nuk ekziston në FFK dhe as nuk mund të shpiket! Ndërkaq, Gramoz Vokrri pritet ta sqarojë opinionin pse ka ardhur situata deri në këtë pikë mes tij dhe FFK-së. Gramozi njihet si djalë shembullorë, i cili pritet të sqarojë të vërtetën, se a iu është ofruar ky post dhe 1500 euro rrogë dhe pse i ka refuzuar dhe a është e vërtet që ka kërkuar pozitën e drejtorit gjeneral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat