Marcelo arrin marrëveshjen me Juventusin

Futboll

Marcelo arrin marrëveshjen me Juventusin

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:00
Marcelo arrin marrëveshjen me Juventusin

Juventus e ka hedhur fokusin te lojtarët e Real Madrid Isco dhe Marcelo teksa thuhet se është arritur marrëveshja me mbrojtësin brazilian. Të dy lojtarët janë kthyer në ngrohës bankine nën drejtimin e Santiago Solarit dhe tifozët e Los Blancos kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre për këtë çështje.  “La Stampa” raporton se të dy lojtarët janë pranë largimit dhe kanë kohë që janë në radarët e drejtuesve të klubit italian. Gazeta sugjeron se mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me Juventus për një kontratë katërvjeçare nga e cila do të fitojë 12 milionë euro në vit.  “Gazzetta Dello Sport” raporton një situatë të njëjtë, duke sugjeruar se dyshja pritet të largohet nga Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat