Djali i Fadil Vokrrit tregon të vërtetën, godet keq kryetarin e FFK-së! Ia përmend varrimin e babait

Futboll

Djali i Fadil Vokrrit tregon të vërtetën, godet keq kryetarin e FFK-së! Ia përmend varrimin e babait

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:56
Gramoz Vokrri

Gramozi, djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka sqaruar opinionin, se çfarë në të vërtet i ka ndodhur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai ka akuzuar direkt Agim Ademin, kryetarin e FFK. “Fillimisht, jam jashtëzakonisht I befasuar me mbajtjen e një konferencë për media rreth shkarkimit tim. Besoj fuqishëm që interesi i futbollit kosovar është më i madh sesa interesat personale duke perfshi edhe vetën në këtë parim. Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë...

Unë kam heshtur.  Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpunëtorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron. Unë po ashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka. 
Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shndërruar në përndjekës të bashkëpunëtorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kanë qenë asnjëherë vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës.
Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.
Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur "miq-bashkëpunëtorë" të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po ia bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit.
Pavarësisht ku do të më dërgojnë dallgët e jetës, në Federatë apo diku tjetër, zemra ime dhe familjes time do të rrah bashk me zemrën e futbollistëve të Kosovës, për të përjetuar emocionet që ata na sjellin të gjithëve. Me respekt dhe fair play”, shkruan Gramozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat