Roma zyrtarizon shkarkimin e Di Francescos, në vend të tij pritet të emërohet Ranieri

Futboll

Roma zyrtarizon shkarkimin e Di Francescos, në vend të tij pritet të emërohet Ranieri

Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:08
Eusebio Di Franceso

Eliminimi nga Liga e Kampionëve i ka kushtuar me punë trajnerit Eusebio Di Francesco.

Roma ka njoftuar që nga sot Eusebio Di Franceso nuk do të jetë më trajner i skuadrës.

Rezultatet e dobëta në Serie A, eliminimi i turpshëm nga Kupa e Italisë ku u mundën nga Fiorentina 7-1 dhe eliminimi i mbrëmshëm nga Porto në Ligën e Kampionëve, kanë mbushur kupën për drejtuesit e klubit romak që i kanë treguar derën trajnerit.

Në vendin e Di Francescos, mediat italiane raportojnë që do të emërohet Claudio Ranieri, i cili edhe më parë ka drejtuar këtë skuadër. Kujtojmë se para pak ditëve, Ranieri ishte shkarkuar nga skuadra angleze Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat