I biri i Fadil Vokrrit: Ky njeriu më largoi nga Federata!

Futboll

I biri i Fadil Vokrrit: Ky njeriu më largoi nga Federata!

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:31
Vokrri e Ademi

Heshtjes së Gramozit i erdhi fundi, i biri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, demantoi Agim Ademin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës. “Gramozi është anëtar i yni dhe është i mirëpritur në Federatë kurdo që ai e gjen veten. Këtë nuk e kemi bërë për ndonjë përvojën që e ka, por praktikisht si djalë i legjendës Vokrri, të cilin e respektojmë maksimalisht, por edhe si një djalë i ri që është rritur në Evropë, i cili mund të japë rezultat në Federatë. Ne në fund ia kemi ofruar një kontratë të re, por ai nuk ka pranuar ta nënshkruajë, për arsye të cilat ne nuk i dimë. Atij i është ofruar drejtori për marrëdhënie me jashtë, por ka disa ditë që nuk është duke ardhur dhe nuk na ka dhënë përgjigje”, kështu deklaroi në mesditë Agim Ademi.

Por Gramozi i kundërpërgjigjet shumë ashpër. “Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë... Unë kam heshtur.  Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpunëtorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron. Unë po ashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka. Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shndërruar në përndjekës të bashkëpunëtorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kanë qenë asnjëherë vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës.

Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij. Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur "miq-bashkpuntorë" të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i'a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit”, kështu ka shkruar mes të tjera Gramozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat