Para ndeshjes me Atletcion, Allegri merr një vendim të madh për Ronaldon

Futboll

Para ndeshjes me Atletcion, Allegri merr një vendim të madh për Ronaldon

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:14
Cristiano Ronaldo

Juventus do të ketë ndeshjen e sezonit në mesjavën e ardhshme, kur do ta luaj ndeshjen e dytë kundër Atletico Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, ‘zonja e vjetër’ kishte pësuar me rezultatin 2:0 në udhëtimin në Madrid, dhe tani synon përmbysjen në ndeshjen e kthimit.

Para kësaj ndeshje, Juve do ta luaj edhe një ndeshje në Serie A, kundër Udinese, ndeshje në të cilën Allegri ka vendosur ta pushojë Cristiano Ronaldon.

“Ronaldo është mirë, por ai nuk do të luaj, ai do të jetë në bankën rezervë” ka thënë Allegri.

Allegri e di se do të ketë punë shumë, shumë të vështirë, pasur parasysh stilin e lojës së Atletico Madrid.

Juventus janë 16 pikë përpara vendit të dytë në Serie A, gjë që i jep luksin për të pushuar yllin portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat