Juventus tmerron Atletico-n, publikon videon që paralajmëron makthin e përmbysjes

Futboll

Juventus tmerron Atletico-n, publikon videon që paralajmëron makthin e përmbysjes

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:17
Cristiano Ronaldo

Klubi bardhezi karikohet. Kur duhet edhe një javë deri në sfidën e kthimit të të tetave të finales së Champions League kundër Atletico Madrid, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë publikuar në profilet zyrtare të klubit një video paralajmëruese.

Pas disaftës 2-0 të pësuar në takimin e parë në transfertë ndaj skuadrës së trajnerit Diego Simeone, bardhezinjtë e Allegrit duhet të përmbysin disavantazhin me dy gola, njëlloj sikurse bëri Manchester United mbrëmjen e të mërkurës në Francës ndaj PSG.

Për të karikuar edhe më shumë situatën dhe atmosferën në kampin bardhezi, drejtuesit e Juventus kanë publikuar videon që ndër të tjera shfaq:

“Mos i beso asaj që ke parë. Nata mund të mashtrojë. Por nuk mund ta bëjë përgjithmonë. Disa net sjellin makthet, net të tjera ushqejnë ëndrrat. Nëse përgatitesh për t’i përjetuar, bëhu gati për tu rikthyer”, është teksti që shoqëron pamjet filmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat