Rriten tensionet ndërmjet Perez dhe Ramos

Futboll

Rriten tensionet ndërmjet Perez dhe Ramos

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:11
Florentino Perez dhe Sergio Ramos

Eliminimi i Real Madrid nga Liga e Kampionëve ka rritur tensionet edhe ndërmjet presidentit të klubit, Florentino Perez dhe kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos, i cili nuk luajti në humbjen ndaj Ajaksit për shkak se mori qëllimshëm një karton të verdhë në ndeshjen e parë.

Perez i ka pritur në dhomat e zhveshjes të gjithë lojtarët pas humbjes ndaj Ajaksit dhe për disa minuta i ka akuzuar ata për mos angazhim, madje në disa raste sjelljet e tyre i ka quajtur edhe të turpshme.

Aty ka reaguar kapiteni Sergio Ramos i cili e ka akuzuar presidentin dhe bordin e klubit për menaxhim të dobët dhe për sezonin e dështuar.

Ramos madje citohet t’i ketë thënë Perezit “më paguaj dhe largohem”, ndërsa ka shtuar se ka dhënë gjithçka për klubin në këto vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat