Gjermania i largoi tri yjet, Kovac u kërkon përgjigje në fushë

Futboll

Gjermania i largoi tri yjet, Kovac u kërkon përgjigje në fushë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:39
Niko Kovac

Niko Kovac thotë se vendimi i Joachim Low për t’i larguar yjet e Bayernit, Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller, nga kombëtarja e Gjermanisë, nuk është i drejtë.

Trajneri i kampionëve të botës në vitin 2014 e njoftoi vendimin e tij të martën, për t’i “skarcuar” të tre lojtarët, duke thënë se "2019 është viti i fillimit të ri për ekipin kombëtar gjerman të futbollit" dhe duke shpjeguar se ai po kërkon “ta vendosë fokusin nga e ardhmja".

Muller dhe Hummels kanë folur të parët në lidhje me këtë çështje, duke pranuar se janë "krejtësisht të hutuar" nga vendimi, ndërsa ky i fundit e quajti atë "të pakuptueshëm".

Trajneri i Bayernit, Kovac, ka dhënë mendimin personal në lidhje me lojtarët e tij, duke thënë se pret të shohë një "përgjigje kundërshtuese" në fushën e blertë, me bavarezët, se çfarë jkanë në gjendje të bëjnë: "E di mirë se lojtarët e mi janë të zhgënjyer nga përfundimi i karrierës me kombëtaren. 

Le të themi se një lojtar, që nuk i ka kaluar 29 apo 30 vitet, ka të drejtë të kërkojë shpjegime pse largohet në këtë mënyrë. Sidoqoftë, unë pres që të japin përgjigje në fushë, sidomos në javët e ardhshme, për të treguar se janë ende mes lojtarëve më të mirë që ka Gjermania. Djemtë janë plotësisht të fokusuar tani dhe jam i bindur se do të flasin me paraqitjet e tyre".

Bavarezët do të ndeshen me Wolfsburgun në fundjavë dhe shpresojnë të kryejnë parakalimin e madh ndaj Dortmundit në renditje, duke qenë se tashmë vetëm golaverazhi i ndan. Pas ndeshjes së të shtunës, Bayerni do ta kthejë vëmendjen në Ligën e Kampionëve, ku do të presë Liverpool në “Allianz Arena”, në sfidën e kthimit të raundit të dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat