Çfarë po ngjan me trajnerët e Shqipërisë në Kosovë? Tovërlani përmend xhaxhin Enver Hoxha!

Futboll

Çfarë po ngjan me trajnerët e Shqipërisë në Kosovë? Tovërlani përmend xhaxhin Enver Hoxha!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:33
Afrim Tovërlani

Sulejman Starova në klubin e futbollit Feronikeli nga Drenasi, erdh e shkoi pa titull, Gugash Magani në Trepçë ’89 nga Mitrovica, erdh e shkoi pa titull, Bledi Shkëmbi në Liri të Prizreni, erdh e shkoi pa trofe, Shpëtim Duro në Dritë të Gjilanit (kampion në fuqi) qëndrojë një kohë shumë të shkurtër dhe u largua.  

Dhe trajneri i fundit që ka mbetur në Kosovë është Mirel Josa, por për dallim nga të parët, të paktën ka fituar Kupën e Kosovës edicionin e kaluar, por jo edhe titullin. Josa ka rastin ta fitojë titullin sepse janë edhe 12 ndeshje deri në fund apo edhe 36 pikë të mundshme, por duhet kujtuar se Prishtina aktualisht është në vend të dytë me 44 pikë, pesë me pak se lideri Feronikeli. Çfarë sollën trajnerët nga Shqipëria në Kosovë, mund ta rikujtojmë një deklaratë interesante që e kishte dhënë para një kohe Afrim Tovërlani, trajneri më i trofeshëm i pasluftës, me 4 tituj apo “baba i titujve”. Deklarata e tij po del në realitet!
"Do ta them mendimin me argumente si gjithmonë. E para, nuk sollën asgjë që e ndryshoi lojën dhe rezultatet për të mirë. E sollën gjuhën e artikuluar, i sollën bashkëpunëtorët e vet. I sollën kontratat e majme dhe të verifikuara në federatë që klubet mos t'u ikin pagesave. E sollën lojën defansive dhe monotone, jo të gjithë. Si duket disave iu ka mbetur frika nga koha e 'xhaxhit' (Enver Hoxhës)”, kështu kishte deklaruar Tovërlani para një kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat