Simeone me vendim ndryshe në krahasim me Allegrin

Futboll

Simeone me vendim ndryshe në krahasim me Allegrin

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:46
Diego Simeone

Atletico Madrid do të luajë të martën ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Juventusit në Torino, ndërkohë që, të shtunën, skuadra “colchoneros” do të përballet me Leganes në La Liga.

Edhe pse madrilenët kanë një ditë më pak pushim se bardhezinjtë (luajnë sot) dhe do të luajnë ndeshjen e sezonit, trajneri Diego Simeone nuk ka frikë. Ai ka vendosur të mos lërë asnjë titullar pushim, ndryshe nga kolegu i tij Allegri, që do të luajë me formacionin e dytë në kampionat.

“Unë e kuptoj rëndësinë e atij takimi, por gjërat mund t’i administrojmë mjaft mirë. Nuk ka “turnover”, pasi ne nuk jemi në pozitat e Juventusit në kampionat, që ka shumë pikë avantazh. Unë do të luaj ndaj Leganes me të njëjtët lojtarë që na kanë sjellë deri këtu këtë sezon. Griezmann do të jetë rregullisht në fushë bashkë me Kalinic. Për mua fillimisht ka rëndësi sfida me Leganes, pastaj ajo me Juventusin”, tha Simeone.

Trajneri shprehet se nuk ka frikë nga përmbysja në Torino pas 4 ditësh. “Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Unë e di forcën e Juves, por di edhe atë të Atletico, ndaj nuk duhet të surprizoheni nga çdo rezultat që mund të vijë”, u shpreh Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat