Bayern ndërron mendje rreth James Rodriguez, ky është plani

Futboll

Bayern ndërron mendje rreth James Rodriguez, ky është plani

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:51
James Rodriguez

Bayern Munich duket se kanë ndërraur mendjen rreth yllit kolumbian, James Rodriguez.

Karl Heinz Rummenigge është i sigurt se James Rodriguez do të jetë lojtar i Bayern Munich në sezonin e ardhshëm.

‘Goal’ ka mësuar se skuadra do të aktivizojë të drejtën për t’i siguruar shërbimet e lojtarit për 42 milionë euro.

Rodriguez kaloi në ‘Allianz Arena’ nga Real Madrid, në formë huazimi, në verën e vitit 2017 dhe ka shijuar rënie e ngritje me kampionët e Bundesligas.

“Unë besoj fuqishëm se ai do të luaj me Bayern sezonin e ardhshëm” ka thënë Rummenigge për ‘Munchner Abendzeitung’.

Shefi i Bayern ka thënë se edhe Kovac tashmë ka besimin e duhur në James, duke tentuar të shlyej çdo dyshim mbi organizatorin kolumbian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat