Gabohesh për Xherdan Shaqirin!

Futboll

Gabohesh për Xherdan Shaqirin!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:04
Gabohesh për Xherdan Shaqirin!

Në dy ndeshjet e fundit ka qëndruar në bankë ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Shaqa nuk luajti asnjë minutë për Liverpoolin në fitoren 5:0 kundër Watfordit (java e 28-të) dhe asnjë minutë as si mysafir i Evertonit që përfundoi (0:0).   Reprezentuesi i Zvicrës i duhet si asnjëherë më shumë standard Liverpoolit, për faktin se është një “xhoker” dhe që e hap shumë lojën, krijon raste, nuk mungon edhe efikasiteti i tij. Minutat e fundit të tija janë në javën e 27-të në “Old Trafford” kur luajtën 0:0 me Manchester Utd.

Shaqa luajti nga minuta e 72-të pikërisht me 24 shkurt! Kur ishte hera e fundit që u paraqit titullar? Hera e fundit që ka luajtur titullar ka qenë me 30 janar, kur barazuan 1:1 me Leicester Cityn.  Jurgen Klopp, trajner gjerman, që udhëheq me shumë sukses Liverpoolin, i din më së miri arsyet pse nuk e ka futur titullar që nga 30 janari Shaqën dhe pse asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit! Megjithatë, gabohet Klopp nëse Shaqirin nuk e fut standard në takimin e nesërme që luhet në “Anfiled” në mesditë (13.00) kundër Burnley!

A do të luajë Shaqa, mbetet të shihet! Fundja, Klopp mund të gabojë nëse nuk e inkuadron edhe nesër Shaqën eksploziv në lojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat