Milot Rashicës as emri e as shteti nuk iu përmend nga mediumi serb “Sportski Zurnal”! Vetëm mbiemri i përmendet Rashicës që ka shënuar dy gola dhe e vlerësojnë si lojtar të ndeshjes! As përmendet emri Milot dhe as që është reprezentues i Kosovës dhe as që është shtetas i Kosovës.
Edhe shtypi sportiv serb ka inate dhe injoron emrin e shqiptarit të Republikës së Kosovës, që shkëlqen në Bremen për Werderin dhe me dy golat e tij e mposhtën me rezultat 4:2 Schalke 04. Bile as në legjend nuk i shkruhet emri e mbiemri!
Sportski Zurnal
Ndërkaq mediumi tjetër “Informer”, përmend me emër e mbiemër, por jo edhe nga cili shtet vjen Rashica. Sukseset e shqiptarëve të Kosovës shikohen me sy të keq nga serbët dhe kanë shumë inate.