Mediat katalanase: Tjetër rinovim kontrate me Messin, deri më 2023

Futboll

Mediat katalanase: Tjetër rinovim kontrate me Messin, deri më 2023

Më: 9 mars 2019 Në ora: 13:35
Lionel Messi

Shtypi në Barcelonë është i ngarkuar me disa çështje këtë të shtunë, por kryesorja a të bëjë me rinovimin e Lionel Messit. Në “turneun” e tij të fundit të intervistave për media të ndryshme, Josep Maria Bartomeu ka njoftuar tashmë synimin e tij për të rinovuar edhe një herë me yllin argjentinas, para përfundimit të mandatit të tij si president. 

“Mundo Deportivo” shton në numrin e sotëm se ky negociim do të fillojë sezonin e ardhshëm dhe kontrata aktuale e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk do të skadojë në fund të sezonit 2020-2021, por në vitin 2023. Megjithatë, Messi nuk është e vetmja çështje merkatoje në shtypin e Barcelonës. Sipas “Sport”, Florentino Pérez po përgatit 350 milionë euro për të nënshkruar me Neymar. 

Edhe pse lojtari ka thënë kohët e fundit se e kishte përmbushur "ëndrrën spanjolle" duke luajtur me Barcelonën, nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për klubin bardhë. Florentino Perez mund të provojë përsëri, për të tretën herë, nënshkrimin me yllin brazilian. Me Neymar, kreu i klubit të bardhë beson se “shkelmon” krizën e këtij sezoni pa asnjë trofe dhe nuk e lë më “jetim” repartin e sulmit, pas largimit të CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat