Drita me pikë të plota, Ferizaj pa fat

Futboll

Drita me pikë të plota, Ferizaj pa fat

Nga: K. G. Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:27
Drita me pikë të plota, Ferizaj pa fat

Ferizaj u mundua në çastet e fundit por nuk ia doli të nxjerr pikë nga sfida në Gjilan. Kampioni në fuqi, Drita, triumfoi me rezultat minimal 1:0 dhe përforcon edhe me shumë vendin e katërt, duke mbledhur 35 pikë deri me tash.

Futbollisti Kyrian Nwabueze shënoi për fitoren  e Dritës pikërisht në minutën e 14-të. Ferizaj u orvat deri në fund por pa sukses dhe kthehen kokulur, por edhe fati sportiv nuk ishte në anën e tyre. Ferizaj me gjithë trysninë në çastet e fundit pa efekt dhe janë në pozitën e 10-të me 24 pikë, kurse Drita renditet i katërti me 35.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat