Osmani i ka dy paqartësi të mëdha

Futboll

Osmani i ka dy paqartësi të mëdha

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:52
Osmani i ka dy paqartësi të mëdha

Trepça ’89 ka pësuar humbje (1:3) në udhëtim te Llapi dhe vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme për largim nga liga. Trajneri, Sabit Osmani është shprehur i zhgënjyer me futbollistët e tij. “Nuk po e kuptoj mentalitetin e disa futbollistëve tanë dhe nuk e di si mund të ndodhin këto ulje – ngritje kaq të mëdha”, ka thënë Osmani për super Sport Kosova.

Ai ka pasur vërejtje të mëdha edhe për ndarjen e drejtësisë. “Nuk po mund t’i kuptoj as gjyqtarët. Sot në minutën e 43-të na u anulua goli i pastër, e njëjta ndodhi edhe në ndeshjen me Lirinë. Ata duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të mos gabojnë”, ka shtuar Osmani.Sa i përket luftës për ekzistencë, ai është shprehur shkurt: “Do të punojmë shumë, sidomos në aspektin psikik, sepse cilësi kemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat