Klopp tregon arsyen pse nuk po e aktivizon Shaqirin

Futboll

Klopp tregon arsyen pse nuk po e aktivizon Shaqirin

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:53
Klopp tregon arsyen pse nuk po e aktivizon Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp së fundmi ka treguar arsyen e mos aktivizimit më të shpeshtë të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqa mungoi javën e kaluar, derisa nuk u aktivizua fare kundër Evertonit, pavarësisht se ishte në bankë rezervë, transmeton Insporti.

Më shqetësues është fakti që “Të Kuqtë” ishin në kërkim të fitores kundër “Toffees”, por as kjo nuk e bindi Kloppin që të inkuadronte ish-anësorin e Interit.

Tani, tekniku gjerman ka shpjeguar arsyen e mos aktivizimit, duke thënë se ai gjithmonë zgjedh lojtarët, varësisht nga kundërshtari me të cilin do të përballet.

“Gjithçka varet nga situata jonë në stërvitje dhe nga ajo që ne na nevojitet për kundërshtarin e radhës. Kjo është ajo për të cilën ne mendojmë”, është shprehur ai.

“Nuk i zgjedhim formacionet pa arsye, por lojtarët kanë nevojë t’i ofrojnë më shumë skuadrës.

“Shaqiri ka pasur një lëndim të vogël së fundmi. Kishte të bënte me shpinën e tij dhe ai kishte nevojë për pushim.

“E mbaj mend momentin kur ai u lëndua – ai e fitoi një duel ajror dhe trupi i tij nuk është mësuar me këso gjërash, andaj ai e pësoi. Por, tani Shaqiri është plotësisht i gatshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat