Rexhepi tregon çka ishte e rëndësishme

Futboll

Rexhepi tregon çka ishte e rëndësishme

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:57
Rexhepi tregon çka ishte e rëndësishme

Llapi e ka shënuar edhe një fitore dhe ka mbajtur hapin në luftë për titullin e kampionit, pasi sot e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3:1. Trajneri, Gjengis Rexhepi e ka vlerësuar lart angazhimin e futbollistëve të tij.

“Brenda shtatë ditëve kemi luajtur ndaj skuadrave shumë të forta. E kemi ditur që edhe sot kemi përballë një rival cilësor, sepse Trepça ’89 ka qenë kampione. I kemi pasur disa momente të mira, por ka pasur edhe periudha që nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Mirëpo, në raste të tilla rëndësi kanë tri pikët e fituara”, ka thënë Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat