Szczesny: Mjafton të kopjojmë Ajaxin

Futboll

Szczesny: Mjafton të kopjojmë Ajaxin

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:18
Szczesny: Mjafton të kopjojmë Ajaxin

Portieri i Juventusit, polaku Wojciech Szczesny, ka deklaruar sot se Juventusi mund të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League në rast se bardhezinjtë imitojnë Ajax. Holandezët, 3 ditë më parë, befasuan kampionët në fuqi të Real Madrid, duke përmbysur disavantazhin e takimit të parë dhe fituan 4-1 në “Bernabeu”. Të martën, në Torino, Juventusi do të luajë ndaj Atletico Madrid (spanjollët kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë).

“Nëse luajmë më grintën dhe shpirtin e duhur luftarak, mendoj se i kemi të gjitha mundësinë për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohemi. Në ndeshjen e parë gabuam shumë gjëra, ndaj e dimë se si duhet të veprojmë këtë herë: Të mbrohemi më mirë dhe të sulmojmë. Ne kemi besim te forcat tona dhe jemi mirë fizikisht”, tha Szczesny.

“Ajax na dha një leksion të mirë se si mund të fitohen ndeshjet dhe se asgjë nuk është e mbyllur deri sa luhen 180 minuta lojë. Ajo fitore ndaj Real na jep besimin se edhe ne mund t’ia dalim mbanë. Kush do të jetë njeriu i ndeshjes? Unë mendoj se Cristiano Ronaldo. Ka përvojë në të tilla ndeshje dhe ka bërë gola të rëndësishëm në ndeshje të rëndësishme. Të martën kemi nevojë për të”, tha portieri Wojciech Szczesny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat