Djaloshi nga Kosova si bombë në Hungari! Liridon Latifi humb penalltinë

Futboll

Djaloshi nga Kosova si bombë në Hungari! Liridon Latifi humb penalltinë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:10
Djaloshi nga Kosova si bombë në Hungari! Liridon Latifi humb penalltinë

Futbollisti Florent Hasani dhuroi lojë të mirë në fanellën e Diosgyorit, e cila si vendas e mposhti me rezultat minimal 1:0 Puskas Akademyn, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës hungareze.

Futbollisti nga Kosova luajti standard dhe realizoi për fitoren e madhe, tri pikë të rëndësishme në luftë për ekzistencë për ekipin e Diosgyorit. Ai shënoi në minutën e 63-të dhe ky ishte goli i pestë i tij në kampionatin hungarez.

Djaloshi nga Kosova pa dyshim ka qenë sikur bombë dhe i hap rrugën e mbijetesës skuadrës së tij, e cila tani për tani mban vendin e 10-të me 27 pikë sa ka edhe Puskas një pozitë më lartë. Hasani luajti deri në minutën e 81-të, kurse për Puskas Liridon Latifi nga minuta e 30-të dhe nuk qe i saktë nga penalltia në minutën e fundit të sfidës,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat