Zeneli i pandalshëm, shpallet “Lojtari i Ndeshjes”

Futboll

Zeneli i pandalshëm, shpallet “Lojtari i Ndeshjes”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 22:17
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli ka vazhduar me paraqitje briliante, duke shënuar për Reimsin në ndeshjen kundër Dijonit, të shtunën mbrëma.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në barazimin 1-1 si mysafir i Dijonit.

22-vjeçari ishte thjesht briliant. Përveç golit, ai kontriboi jashtëzakonisht shumë në fazën ofanzive dhe ishte kërcënim konstant për kundërshtarin.

Golin ai e realizoi në minutën e nëntë pas një topi të kthyer nga shtylla.

 

Mirëpo, vendësit – të cilët luajtën me dhjetë lojtarë në fushë që nga minuta e tretë – shënuan vetëm katër minuta më vonë nga penalltia, me anë të Naim Sliti.

Pas ndeshjes, “Whoscored” ka publikuar vlerësimet e futbollistëve, duke e shpallur Zenelin “Lojtarin e Ndeshjes” me notën 8.5.

Kosovari ishte larg më i miri në fushë, por fatkeqëisht skuadra e tij nuk arriti të nxjerrë pikë të plota nga përballja.

Reims tani pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelën e Ligue 1, me 43 pikë, ndërsa Dijoni në pozitën e 18-të, me vetëm 21 pikë të grumbulluara pas 27 javëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat