Ja çfarë thotë Kovac pasi Bayern mori lidershipin në Bundesliga

Futboll

Ja çfarë thotë Kovac pasi Bayern mori lidershipin në Bundesliga

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:42
Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka thënë se skuadra e tij është e vendosur që të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të sezonit.

Me fitoren 6:0 ndaj Wolfsburg, Bayern Munich ka kaluar skuadrën e Dortmund në renditjen tabelare, edhe pse pikët janë të barabarta.

Borussia Dortmund ishin liderët e Bundesligës qysh nga muaji shtator, por sot ndryshoi situata.

“Jam shumë i lumtur me ndeshjen. Më pëlqeu mënyra se si ishte dhe nuk ishim asnjëherë në telashe” ka thënë Kovac.

“Ne mund të shënonim edhe më shumë gola. Ishte një ndeshje e mirë sikurse me Gladbach” ka thënë tutje ai.

“Ne jemi aty ku kemi dashur – Në krye të tabelës. Ne duam të qëndrojmë këtu. Por, ka akoma disa ndeshje për tu luajtur” ka thënë ndër të tjerash Kovac.

Bayern Munich do të ketë një test të vështirë në mesjavë, kur në kuadër të Ligës së Kampionëve do të përballet me Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat