Pochettino, nga “i paprekshëm” në “mashtrim”

Futboll

Pochettino, nga “i paprekshëm” në “mashtrim”

Më: 10 mars 2019 Në ora: 07:41
Pochettino

Gjysma e parë e sezonit tashmë është lënë pas prej disa kohësh në Premier League. Aty ku Tottenham dukej si pjesa më e sigurtë e kampionatit anglez, i ngjitur pas bishtit të Liverpool dhe Manchester City, aty ku trajneri i Spurs-ave, Maurizio Pochettino po mbante skuadrën e tij të karikuar, gati për parakalimin e madh.

Një ecuri fantastike e Tottenahm dhe gjithashtu një vlerësim me superlativa për trajnerin argjentinas të Spurs-ave, i cili konsiderohej si kandidati kryesor për kapërcimin e bujshëm te pankina e Real Madrid, ose në atë të Manchester United. 

Aq sa për atë u nxitën disa fushata në rrjetet sociale, por gjithmonë duke hasur në refuzimin e drejtuesve të Tottenham, mohimin e vetë teknikut, por edhe në kundërshtimin e tifozëve të Spurs: “Poch është i paprekshëm!”.

Tani gjërat janë përmbysur. Për Tottenham ka nisur periudha e zezë, duke filluar nga 27 janari, kur Spurs-at eliminohen nga FA Cup në përballjen ndaj Crystal Palace. Dështim i pasuar gjithashtu edhe në kampionat, aty ku Tottenham po has vështirësi të konsiderueshme, sidomos pas disfatës së pësuar të shtunën ndaj Southampton, me përmbysje. 

Në kuotën e 61 pikëve, Tottenham dhe Pochettino rrezikojnë tashmë vendin e tretë në klasifikim, me Manchester United, që nëse fiton të dielën ndaj Arsenal do të shkëmbejë vendet me Spurs-at. Këta të fundit janë rikuperuar konsiderueshëm me pikë, aq sa menjëherë pas janë edhe Arsenal e Chelsea, në distanca minimale pikësh.

Tani Pochettino, të paktën në rrjetet sociale është nën akuzë, i konsideruar si “një mashtrim!” dhe jo vetëm nga tifozët e Tottenham.

Një tifoz i Manchester United, shkroi: “Jam i lumtur që fushata “Jepjani Manchester United Pochettinos” vdiq për shkaqe natyrale. Ole është shumë pranë barazimit me pikë dhe sigurimit të vendit të tretë nëse fiton nesër. Ishim 13 pikë poshtë tyre kur mbërriti Solskjaer”.

Në fakt mbështetësit e skuadrës nga “Old Trafford”, në fakt kanë të gjitha të drejtat për të qenë të kënaqur nga puna e kryer nga trajneri norvegjez. Në të vërtetë Solskjaer ka një kontratë që skadon në fund të sezonit në të cilin ai është shndërruar në protagonist dhe do të ishte çudi e vërtetë që Manchester United t’i besohet dikujt tjetër për sezonin e ardhshëm. “Dëshironi ende Pochettinon? Një mashtrim elitar!”, vijon reagim i tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat