Liverpooli në ndjekje të Man Cityt, Shaqiri përsëri në stol

Futboll

Liverpooli në ndjekje të Man Cityt, Shaqiri përsëri në stol

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:09
Liverpooli

Pasi rrëshqiti kundër Evertonit duke ia dhënë përparësinë Manchester Cityt në garë për titull në Premierligë, të kuqtë e Jurgen Kloppit do të kërkojnë ta rikthejnë formën sot kundër Burnleyt, me Xherdan Shaqirin që e nis nga stoli përsëri.

Liverpooli përballët me një sfidë tjetër të vështirë në garë për titull në Premierligë, pasi do ta presë në Anfield Burnleyn, në një ndeshje në nis në orën 13:00.

Të kuqtë ia dorëzuan epërsinë në renditjen tabelore rivalit për titull, Manchester Cityt, pasi nuk ia doli ta mposhtë rivalin e qytetit, Evertonin në derbin e Merseyside javën e kaluar.

Përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është lënë në stol për ndeshjen e tretë radhazi në ligë dhe të katërtën në total nga Jurgen Klopp.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat