Kush e ka nisur iniciativën për shkarkimin e Agim Ademit?

Futboll

Kush e ka nisur iniciativën për shkarkimin e Agim Ademit?

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:14
Agim Ademi

Tashmë është publike që disa grupacione kanë nisur projektin për shkarkimin e Agim Ademit nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Të shtunën u raportua që deri tani janë mbledhur 34 nënshkrime nga zyrtarë të klubeve të futbollit.

Burime të IO, bëjnë të ditur që disa zyrtarë të Llapit e kanë nisur iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve dhe janë duke lobuar te shumë klube për të siguruar numrin e duhur.

FFK-ja do ta mbajë Kuvendin e Punës më 28 mars dhe pikërisht këtu synohet ngritja e mocionit të mosbesimit ndaj Ademit.

Dihet që klubet e Superligës kanë nga 2 delegatë në Kuvend ndërsa klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë nga 1 delegat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat