Prishtina mezi mundi të fundosurin 

Futboll

Prishtina mezi mundi të fundosurin 

Nga: K. G. Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:21
Prishtina mezi mundi të fundosurin 

Prishtina kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Agron Rama” në Kastriot, ku e mundën me rezultat 2:1 KEK-un, në ndeshjen e javës së 22-të. Tri pikë domethënëse për Prishtinën në luftë për titullin e kampionit. I fundosurit KEK-u luajti lojë të mirë, sidomos në 45 minutat e dytë dhe në disa raste e vuri në presion skuadrën nga kryeqyteti.

Në minutën e 7-të, Diar Miftaraj përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase dhe me volej realizon për 0:1.

Në minutën e 27-të, penallti për Prishtinën, të cilën e konkretizon Armend Dallku dhe 0:2.  Në pjesën e dytë vendasit ngushtojnë rezultatin në 1:2 pikërisht në minutën e 53-të, duke iu falënderuar Egzon Qerimit. Prishtina renditet në vend të dytë me 47 pikë, kurse KEK-u është i fundit (i 12-ti) me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat