Dragusha: Prishtina na mposht edhe po t’i luajmë dhjetë ndeshje tjera

Futboll

Dragusha: Prishtina na mposht edhe po t’i luajmë dhjetë ndeshje tjera

Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:13
Dragusha: Prishtina na mposht edhe po t’i luajmë dhjetë ndeshje tjera

Trajneri i KEK-ut, Alban Dragusha, është deklaruar se skuadra e tij nuk kishte mundësi të mposhte Prishtinën, pasi që është një skuadër me cilësi të lartë.

Dragusha tha se edhe po t’i zhvillonin dhjetë ndeshje të tjera, të gjitha do t’i kishte fituar Prishtina.

“Duhet të jemi real, Prishtina na mposht edhe po t’i luajmë dhjetë ndeshja të tjera. Është një skuadër me cilësi. Kemi dëshirë për të fituar, kemi vullnet, në skuadër kemi lojtarë që edhe më parë kanë luajtur në Superligë.Synimi ynë është që  t’i bëjmë dhjetë pikë, të paktën dhjetë pikë, por kështu qysh po shkon është shumë vështirë”, deklaroi Dragusha.

Ai shtoi se skuadra e tij do t’ia bëjë çdo skuadre të vështirë udhëtimet në “Agron Rama”.

“Çdo kundërshtari do të ia bëjmë të vështirë. Tre ndeshje për një javë nuk mundemi me i zhvillu, por ia kemi dalë mirë”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat