Xhaka shënon gol të bukur, Arsenali fiton derbin me ‘Djajtë e Kuq’

Futboll

Xhaka shënon gol të bukur, Arsenali fiton derbin me ‘Djajtë e Kuq’

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:53
Ilustrim

Arsenali shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Manchester Utd, në derbin e madh anglez në kuadër të javës së 30-të të Premier League në futboll.

Image

Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë dhe shënoi edhe gol të bukur. Xhaka si gjithmonë është specialist për shënimin e golave nga distanca, duke heshtur Manchester Utd. Ashtu si di Xhaka edhe shënoi për epërsinë e Arsenalit pikërisht në minutën e 12-të. Xhaka nga rreth 25 metra me një goditje të fortë e sikur t'u dredh e fërfëllon topin në këndin e  djathtë të portierit De Gea. Gol që i dha edhe më shumë zemër skuadrës së tij.

Në minutën e 69-të, Pierre-Emerick Aubameyang shënon nga penalltia për fitoren 2:0, pasi që më parë u pengua në 16-sh Lacazzete. Xhaka u paraqit standard, u angazhua maksimalisht dhe ai dolën ta fitojnë derbin e madh, duke rrëmbyer vendin e katërt, ku kanë mbledhur 60 pikë, kanë një me pak se Tottenham në pozitën e tretë dhe dy më shumë se i pesti Manchester Utd.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat