Flamurtari - Ballkani ndahen baras

Futboll

Flamurtari - Ballkani ndahen baras

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:17
Sermaxhaj

Trajneri i Ballkanit, Sami Sermaxhaj ka lavdëruar lojën e hapur, derisa ka potencuar se të dy skuadrat luajtën nën presion.Ballkani dhe Flamurtari barazuan pa gola (0:0) në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të javës së 22-të në Superligë.Sermaxhaj ka fajsuar mungesat e shumta për barazim, e veçanërisht atë të Blendi Baftiut.“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ishte një lojë që u zhvillua nën presion edhe nga ana e Flamurtarit dhe nga ana jonë,” tha Sermaxhaj.

“Përgëzoj lojtarët për angazhimin, mirëpo mënyra se si interpretuam lojën lë shumë për të dëshiruar.“Sa i përket angazhimit dhe dëshirës për me qenë në detyrë ishte në nivel, mirëpo sa i përket kualitetit mendoj se nuk bëmë mjaftueshëm për ta fituar lojën, pasi vetëm në pjesë të parë patëm aksione sulmuese shënimi.“Mendoj se presioni i situatës ku gjendemi në tabelë e ka bërë të veten, mirëpo mungesa e Blend Baftiut dhe të tjerëve ndikoi në rezultat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat