Mbappe tregon tmerrin që po përjeton pas eliminimit: Nuk po mundem të fle

Futboll

Mbappe tregon tmerrin që po përjeton pas eliminimit: Nuk po mundem të fle

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:14
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka pranuar se ai nuk ka fjetur që kur skuadra e tij Paris Saint-Germain u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Manchester United.

20-vjeçari ishte pjesë e ekipit kur pas një penalltie të konvertuar në gol nga Marcus Rashford në minutat e fundit të ndeshjes, kampioni francez u eliminua.

Sulmuesi i PSG ka pranuar se ai nuk është i vetmi që ende nuk po pajtohet me eliminimin nga trofeu më i rëndësishëm evropian.

Mbappe tha për Telefoot: “Ne jemi të tronditur. Nuk ka fjalë për ta përshkruar”.

”Unë nuk kam arritur të fle. Unë mendoj se ka qenë e njëjtë për të gjithë të tjerët”.

”Ne kishim punuar shumë për të arritur në këtë moment. Jemi të zhgënjyer. Ne e shkatërruam festën”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat