Solskjaer komenton golin e Xhakës, ja deklarata interesante e tij

Futboll

Solskjaer komenton golin e Xhakës, ja deklarata interesante e tij

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:44
Solskjaer

Solskjaer beson se goditja e Xhakës tek goli i parë mori një drejtim të çuditshëm, me ç’rast i vështirësoi punët De Geas.

Skuadra e Arsenalit ka fituar derbin e madh anglez ndaj Manchester United, që u zhvillua në ‘Emirates’ në kuadër të xhiros së 30’të të Premierligës.

‘Topçinjtë’ kanë fituar derbin ndaj ‘Djajve të Kuq’ me rezultatin 2-0.

Granit Xhaka realizoi një super gol nga distanca në minutën e 13’të – kurse Aubameyang vulosi çështjen e fituesit në minutën e 69’të, kur shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

“David de Gea është i zhgënjyer sa herë që ai pranon një gol. Topi lëviz aq çuditshëm dhe duket sikur shkon në të majtën e Davidit – por ai ndryshoi drejtimin. Në 15, 20 minutat e para ne ishim shumë të ngadalshëm dhe kurrë nuk i vumë nën presion”, tha Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat