Kastrati: Rash në tokë por u ngrita në këmbë për hir të familjes - Bota Sot
Kastrati: Rash në tokë por u ngrita në këmbë për hir të familjes

Futboll

Kastrati: Rash në tokë por u ngrita në këmbë për hir të familjes

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 21:36
Ylber Kastrati

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, është lënduar në një duel me sulmuesin e Feronikelit nga Drenasi, Kastriot Rexhën, në ndeshjen e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani pësoi humbje me 3:0 nga lideri Feronikeli. Kastrati ka pësuar lëndim të rëndë gjatë kësaj sfide. Ai është prej mbrojtësve më të mirë në Superligë.

“Është e vërtet se jam lënduar rëndë, kam të thyer klavikullën dhe kam dhimbje të mëdha, para pak çastesh kam braktisur qendrën mjekësore dhe tani gjendem në shtëpi, ndërsa për çdo ditë kam kontrolle të rrepta nga mjekët, ndërsa larg futbollit me rekomandimin e mjekëve ndoshta do të jem larg fushës së gjelbër për dy muaj”, tha Kastrati.

“Kemi qenë në duel me Kastriot Rexhën, kam ra në tokë me shpatullën e majtë në atë moment isha i pa lëvizshëm, mjeku i klubit menjëherë e ka konstatuar se është thyer Klavikulla, unë isha në dijeni se familja ime është duke e përcjell ndeshjen dhe thash mos të brengosen shumë për gjendjen time, jam ngritur në këmbë për hir të familjes në ato momente edhe pse të gjithë e kuptuan se isha lënduar rëndë”, tha Kastrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...