Granit Xhaka flet pas golit të shënuar, ja deklarata e tij

Futboll

Granit Xhaka flet pas golit të shënuar, ja deklarata e tij

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:08
Granit Xhaka

Skuadra e Arsenalit ka fituar derbin e madh anglez ndaj Manchester United, që u zhvillua në ‘Emirates’ në kuadër të xhiros së 30’të të Premierligës.

‘Topçinjtë’ kanë fituar derbin ndaj ‘Djajve të Kuq’ me rezultatin 2-0.

Granit Xhaka dhe Aubameyang shënuan për fitoren e Arsenalit në këtë sfidë.

Xhaka thekson se skuadra e tij është rikthyer në lojën më të mirë dhe ai beson se ‘Topçinjtë’ do të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Ne jemi të lumtur që kemi fituar dhe ishte shumë e rëndësishme nëse shihni rezultatet nga sfidat ndaj Tottenham dhe Chelsea,” tha Granit pas ndeshjes.

“Ishte e rëndësishme për të marrë tre pikë dhe tani jemi përsëri në lojën tonë. Ne mësuam nga gabimet tona që kemi bërë kundër Manchester United në FA Cup. Kemi luajtur mirë, por gjithmonë ishin të rrezikshëm në kundërsulme dhe sot me pesë lojtarë në pjesën e prapme kemi qenë më kompakt. Ishte e rëndësishme ta organizoja ndeshjen.”

“Mendoj se këto tri pikë na tregojnë rrugën. Duhet të vazhdojmë me fitore që të ruajmë pozitën që na dërgon në LK”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat