Ronaldo ka një mesazh për tifozët para ndeshjes me Atletico Madridin

Futboll

Ronaldo ka një mesazh për tifozët para ndeshjes me Atletico Madridin

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:38
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo i kërkoi tifozëve të Juventusit të mendojnë pozitivisht dhe të besojnë, pasi është e mundur të përmbysin rezultatin 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid.

Juventus dhe Atletico Madrid takohen të martën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së eliminimit direkt.

“Ky ekip, sipas mendimit tim, ka një sezon fantastik. Ne jemi në krye të Ligës dhe jemi të kënaqur me atë që po bëjmë në ligë”, tha fillimisht Ronaldo.

“Ne fituam Superkupën kundër Milanit, tani qëllimi ynë është liga dhe natyrisht Liga e Kampionëve”, vazhdoi CR7 për Juventus TV.

“Dua t’u them tifozëve që të martën natën le të mendojnmë pozitivisht, le të besojmë. Është e mundur, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për ta bërë stadiumin të bukur, të gjithë së bashku. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, pasi ne do të bëjmë punën tonë në fushë, përpiqemi të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen, dhe ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat