Batatina: Po të isha në vendin e Ademit, do t’ja lëshoja atë pozitë Gramoz Vokrrit

Futboll

Batatina: Po të isha në vendin e Ademit, do t’ja lëshoja atë pozitë Gramoz Vokrrit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 00:12
Tahir Batatina

Kaos total në Federatën e Futbollit të Kosovës pak para ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Pas ‘shkarkimit’ të Gramoz Vokrrit nga FFK – klubet kanë filluar mobilizimin për shkarkimin e kryetarit, Agim Ademi.

Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina është një nga personat që ka filluar të mobilizohet për shkarkimin e kreut të FFK-së.

Batatina gjithashtu thekson se po të ishte ai në vendin e Ademit, do t’i lironte vendin Gramoz Vokrrit.

“Po të isha në vendin e Agim Ademit dhe po të më kërkonte Gramoz Vokrri vendin e kryetarit të FFK’së, do ta lëshoja atë pozitë”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat