Solari: Treguam shpirtin tonë luftarak

Futboll

Solari: Treguam shpirtin tonë luftarak

Më: 11 mars 2019 Në ora: 00:34
Santiago Solari

Santiago Solari është deklaruar pas fitores ndaj Real Valladolidit.

Real Madrid fitoi 4 me 1 në udhëtim te Real Valladolidi, ndërsa Santiago Solari është shprehur tejet i kënaqur.

Trajneri argjentinas ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë, por që lojtarët e tij treguan shpirt luftarak.

“Ishte një ndeshje tejet e vështirë për ne që nga fillimi”, tha Solari, pas ndeshjes.

“Lojtarët arritën që të fokusohen në ndeshje pas gjysmë ore lojë, ku edhe arritëm ta barazonim rezultatin.

“Kishim shpirtin luftarak dhe treguam se duam vetëm fitoren, andaj lojtarët ishin fantastik.”, ka shtuar më tej argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat