Ashley Young: Futbollistët janë të rrezikuar, dikush duhet të ndërmarrë diçka

Futboll

Ashley Young: Futbollistët janë të rrezikuar, dikush duhet të ndërmarrë diçka

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:25
Ashley Young

Kapiteni i Manchester Unitedit, Ashley Young pranon se lojtarët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre pas një dite sulmuesësh.

Ylli i Aston Villës, Jack Grealish, u godit nga prapa nga një prej tifozëve të skuadrës rivale të Birmingham Cityt.

Edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur një sulm verbal nga një fans i Arsenalit, i cili ishte futur në fushën e stadiumit të Emirates.

“Çfarë mesazhi mund të nxjerrësh më shumë? Kjo është hera e tretë që një tifoz ka arritur të hyjë në fushë – çfarë ndodh nëse ata kanë diçka?”

“Lojtarët do të jenë në rrezik. Është diçka që FA, Liga Premier, FIFA duhet të bëjë, ndoshta me kujdestari shtesë apo çfarëdo”.

Diçka duhet të bëhet patjetër. Ne jemi me të vërtetë në rrezik të madh. Rastet po shtohen gjithnjë e më tepër”.

Ndryshe, 33-vjeçari deri më tani është paraqitur 137 herë për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar 15 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat