Valverde me një ndryshim të madh në ndeshjen kthyese ndaj Lyonit

Futboll

Valverde me një ndryshim të madh në ndeshjen kthyese ndaj Lyonit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:25
Ernesto Valverde

Barcelona do ta zhvillojë të mërkurën ndeshjen kthyese ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola në Francë, ndërsa Barcelona e ka shansin e mirë që në Camp Nou ta eliminojë Lyonin nga Liga e Kampionëve.

Ernesto Valverde do të bëjë disa ndryshime në formacion për dallim nga ndeshja e parë, andaj nuk do të ketë vend për Ousmane Dembelen.

Trajneri i Barcelonës nuk dëshiron të rrezikojë me francezin, që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi, ku do të startojë me Philippe Coutinhon.

Valverde do të startojë me brazilianin, që nuk po luan rregullisht te Barcelona, andaj shpresojnë që të kualifikohen pa shumë probleme ndaj Lyonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat