Disa yje të Real Madridit kundër emërimit të Mourinhos në postin e trajnerit

Futboll

Disa yje të Real Madridit kundër emërimit të Mourinhos në postin e trajnerit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:01
Sergio Ramos

Disa yje të Real Madridit janë ngritur kundër emërimit të Jose Mourinhos në postin e trajnerit të Los Blancos, raporton Daily Mail.

Trajneri portugez kishte marrëdhënie të tensionuara me disa futbollistë gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”.

Sergio Ramos ishte grindur me Mourinhon gjatë kohës së tyre së bashku në Madrid, dhe tani është zotuar se do të largohet në verë nëse vjen portugezi.

Përveç Ramosit, edhe Gareth Bale, Marcelo dhe Karim Benzema janë kundër emërimit të Mourinhos.

Megjithatë, presidenti i klubit Florentino Perez ka bërë me dije se futbollistët nuk mund të vendosin për këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat