Lorik Cana ia uron në këtë mënyrë golin Granit Xhakës

Futboll

Lorik Cana ia uron në këtë mënyrë golin Granit Xhakës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:12
Lorik Cana

Legjenda e futbollit shqiptar e ka uruar mesfushorin e Arsenalit për golin e shënuar ndaj Manchester Unitedit

Krejt shqiptarët i janë gëzuar golit të Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2:0.

Mesfushori kosovar realizoi gol mjaft të bukur ndaj “Djajve të Kuq” duke e befasuar portierin David De Gea të dielën.

E këtij goli i është gëzuar edhe legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Ish-futbollisti i njohur e ka uruar yllin e Përfaqësueses së Zvicrës përmes një postimi në Instastory.

Cana e ka duartrokitur Xhakën, duke e formuar me figura edhe një shqiponjë dykrenore.

Përfaqësuesi zviceran ka marrë lëvdata edhe nga futbollistët dhe njerëzit tjerë të futbollit.Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat