Wanda: Icardi do të qëndrojë tek Interi

Futboll

Wanda: Icardi do të qëndrojë tek Interi

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:40
Wanda

Gruaja e sulmuesit argjentinas ka folur përsëri për situatën e futbollistit.

Wanda Nara po përpiqet të qetësojë gjakrat mes klubit dhe Mauro Icardit në emisionin sportiv Tiki Taka ku është e ftuar e përhershme.

Agjentja e lojtarit theksoi edhe njëherë se Icardi dëshiron të vazhdojë karrierën te Interi dhe në momentin që do të hedhë pas krahëve problemet në gju do të jetë sërish pjesë e skuadrës.

“Preferoj të mos flas shumë, sepse për ne interistët do jetë një javë shumë e vështirë, me dy ndeshje delikate, ndaj çdo gjë që them mund të interpretohet keq”, tha ajo. “Them vetëm që ishte një takim pozitiv, si ndodh gjithnjë kur palët përballen me seriozitet. Mauro dëshiron të vazhdojë të luajë për Interin, shpresojmë që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Unë punoj që ai të ndihet mirë, dua paqe. Kemi zgjedhur edhe një avokat interist…”.

Më pas Wanda u pyet edhe për mundësinë që Icardi të luajë në derbi ndaj Milanit.

“Mauro nuk e ka shpikur problemin në gju, duhet të kurohet natë e ditë. Po i jep prioritet shëndetit në këtë moment”.

“Kemi kërkuar që klubi ta rehabilitojë publikisht? Nuk është e vërtetë. Ndoshta kur të flasë vetë Icardi, njerëzit do kuptojnë shumë gjëra”, përfundoi Nara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat