Rrëfehet Ramosi, për kartonin, përleshjen me Marcelon dhe problemet në Real

Futboll

Rrëfehet Ramosi, për kartonin, përleshjen me Marcelon dhe problemet në Real

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:22
Sergio Ramos

Sergio Ramosi i ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i adresuar një numër problemës kyçe në lidhje me krizën e Real Madridit në javët e fundit.

Kapiteni ka qenë protagonist gjatë trazirave në klub, që kulmuan me eliminimin e Real Madridit nga të gjitha tri garat për trofe këtë sezon disa muaj pa përfunduar edicioni 208/19.

A ishte gabim apo i qëllimshëm kartoni kundër Ajaxit?

Absolutisht gabim dhe unë e marr përgjegjësinë për fajin 2000%

Përse xhirove dokumentar derisa Real Madridi po humbiste kundër Ajaxit në Champions?

I pata bërë disa përkushtime dhe paraprakisht nuk më ka shkuar në mendje se ndeshja do të mundë të shkonte siç shkoi.

A u grindet me Presidentin në dhomën e zhveshjes?

Problemet e dhomës së zhveshjes diskutohen dhe zgjidhen në dhomën e zhveshjes. Nuk ka probleme dhe të gjithë e kanë një interes të përbashkët.

A iu drejtove bashkëlojtarëve për t’i kritikuar?

Ne gjithmonë flasim dhe e motivojmë njëri-tjetrin në dhomën e zhveshjes dhe gjithmonë në mënyrë konstruktive.

A pate përleshje me Marcelon?

Ne argumentojmë në çdo seancë stërvitore. Është pjesë e punës nën presion. Marcelon e kam si vëlla.

Përse udhëtuat me ekipin në Valladolid?

Sepse doja të isha afër dhe t’i përkrahja bashkëlojtarët.

Çfarë po ndodh me trajnerin?

Nuk na takon neve ta marrim mendimin për të dhe në këtë gjë nuk ndërhyjmë kurrë. Kemi respekt të madh për këtë pozitë dhe ne gjithmonë e përkrahim trajnerin e Real Madridit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat