A po organizohet që Kampionati Europian të mbahet në Shqipëri dhe Kosovë?!

Futboll

A po organizohet që Kampionati Europian të mbahet në Shqipëri dhe Kosovë?!

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Shqipëria ka aplikuar disa herë për të mikpritur evente madhore në Futbollin Europian, duke synuar kupa dhe Superkupa, por asnjëherë kandidatura jonë nuk ka qenë e suksesshme.

Me zhvillimet e reja në UEFA- dhe në FIFA dhe me kandidaturat e përbashkëta të disa shteteve që po bëhen gjithmonë e më shumë një trend në rritje, ndoshta një turne elitar mund të prekë dhe kufijtë tanë.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova do të tentojë të aplikojë në një të ardhme të afërt në UEFA për të marrë organizimin e ndonjë evenimenti madhor. Ai synon që këtë ta bëjë së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë dhe eventualisht edhe Malin e Zi. Praktikisht Ballkani mund të bashkohet në një plan për një Europian futbolli, edhe pse detajet duhet ende të përcaktohen.

“Në një të ardhme planifikojmë të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë ngjarje të madhe si Evropiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi. Ai shtoi gjithashtu se shpreson që në federatën maqedonase të futbollit, presidenti të jetë me etni shqiptare, në zgjedhjet që do të mbahen pas pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat