Mourinho kapet mat në plazh, mban logon e Manchester Unitedit në mbështjellësin e telefonit të tij

Futboll

Mourinho kapet mat në plazh, mban logon e Manchester Unitedit në mbështjellësin e telefonit të tij

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:57
Jose Mourinho

Jose Mourinho po shijon rrezet e diellit me mikeshën e tij misterioze, ndërsa është i angazhuar si komentator sportiv në televizion, punë për të cilën paguhet shumë mirë.

Ish-trajneri i shkarkuar nëntorin e vitit të kaluar nga Manchester United u fotografua në plazh me Prue Carter-Robinson, 41 vjeçe.

Ata po i shijonin rrezet e diellit së bashku me ndihmësin e tij të gjatë, Ricardo Formosinho. Mourinho, 56 vjeç, ishte në Doha, Katar, duke komentuar ndeshjet për “BeInSports”, transmetuesin televiziv të sporteve në Lindjen e Mesme.

Një burim tha për “The Sun”: "Jose dhe Prue u rrëzitën në diell, por ishin të kujdesshëm që të mos shtriheshin pranë njëri-tjetrit. Në një moment, Prue u fotografua me celularin e saj, që kishte të stampuar logon e Manchester United".

Vitin e kaluar, “The Sun” zbuloi miqësinë e ngushtë mes Mourinhos dhe ish-punonjëses së IBM, Prue Carter-Robinson, bjondes 41-vjeçare nga Londra Veriore.

Ata të dy u takuan kur portugezi ishte trajner i Real Madridit dhe prej asaj kohe kanë kaluar së bashku pushime në vende të ndryshme, në të gjithë botën. Gjatë karrierës së tij, Mourinho ka theksuar rëndësinë e martesës së tij 30-vjeçare me Matildën dhe dy fëmijët e tyre

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat