Pep Guardiola: Jemi adoleshentë – në Ligën e Kampionëve ka ekipe më të mira se ne! - Bota Sot
Pep Guardiola: Jemi adoleshentë – në Ligën e Kampionëve ka ekipe më të mira se ne!

Futboll

Pep Guardiola: Jemi adoleshentë – në Ligën e Kampionëve ka ekipe më të mira se ne!

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:57
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se ekipi i tij janë adoleshentë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ata po përgatiten për ndeshjen e dytë ndaj Schalkes.

Manchester City takohet me Schalken të martën me fillim nga ora 21:00 në ‘Etihad’.

“Ne nuk mund të mohojmë se ekipet e tjera janë më të forta,” tha Guardiola.

“Duhet të ëndërroni, të tregoni sa më shumë të jetë e mundur dhe në të njëjtën kohë të pranoni që ka edhe ekipe të tjera që mendojnë të njëjtën gjë”.

“Njerëzit thonë se është e lehtë, imagjinoni të futeni në tetë ekipet më të mira në Evropë? Sigurisht që ne duam ta fitojmë, por edhe ekipet e tjera kanë këtë dëshirë”, përfundoi Guardiola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...