Starova në mbrojtje të Kamzës: Asnjë lojtar nuk përfshi, vendimi ndaj tyre ishte një skandal

Futboll

Starova në mbrojtje të Kamzës: Asnjë lojtar nuk përfshi, vendimi ndaj tyre ishte një skandal

Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:36
Sulejman Starova

Sulejman Starova ka folur mbrëmjen e djeshme për bojkotin e kampionatit dhe gjyqtarët që e  këtë vendim. Sipas tij kjo gjë ishte e terpruar në këto momente dhe arbitrat duhet të merrnin shembull nga vendet e tjera.

Në emisionin “Rubrika Sportive” ai është shprehur: “Për mua nuk është i justifikuar, aq më tepër  nga shoqata e arbitrave se kemi parë para dy muajsh ngjarjen në Itali. Edhe pse vdiq personi në Itali futbolli nuk ndalet. Gjendet  mënyra për të nderuar gjetin e për të marrë masa, por jo futbolli të ndërpritet. Po ti teket të rrinë edhe një muaj? Nuk është e drejtë”.

Ndërsa për Kamzën dhe dënimin që ky klub mori, Starova ka thënë: “Dënimi ka qenë  ekstrem kur asnjë futbollist nuk u përfshi në ngjarje. Në asnjë vend, vetëm Shqipëri e shoh këtë gjë. Nuk sheh asnjë lojtar të bëjë veprim, që të çosh skuadrën në kategori të tretë”.

“Zakonisht dënohesh me ndeshje jashtë fushe, minus pikë. As Nuk ka shans që të hedhin ekipin dy kategori. Në Greqi tifozët hyjnë në fushë edhe pse ata kanë futboll më të avancuar se i joni. Është një skandal që ka ndodhur me Kamzën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat