Konfirmohet gjithçka, Kosovë – Bullgari, shiten rreth 11 mijë bileta për një orë!

Futboll

Konfirmohet gjithçka, Kosovë – Bullgari, shiten rreth 11 mijë bileta për një orë!

Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:08
Pamje nga ndeshja e kaluar

Pothuajse 11 mijë bileta tashmë janë shitur për ndeshjen e 25 marsit në “Fadil Vokrri” që Kosova do ta zhvillojë me Bullgarinë.

Ende pa u bërë dy orë nga hedhja online e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë (16:00), për kualifikueset për “Euro 2020”, pothuajse tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Lajmin e ka bërë të ditur, Diturie Hoxha, zyrtare për media në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online “tiks.app” se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”, tha ajo.

Kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13,500 ulse dhe ashtu si në Ligën e Kombeve, djelmoshat e Kosovës do të kenë përkrahje të jashtëzakonshme nga “Dardanët” edhe në kualifikueset për “Euro 2020”.

I stërmbushur stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë edhe për miqësoren e 21 marsit me Danimarkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat