Goli i Xhakës po bën ‘namin’ në Angli, ja 6 teoritë konspirative pse u shtang De Gea - Bota Sot
Goli i Xhakës po bën ‘namin’ në Angli, ja 6 teoritë konspirative pse u shtang De Gea

Futboll

Goli i Xhakës po bën ‘namin’ në Angli, ja 6 teoritë konspirative pse u shtang De Gea

Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:32
Granit Xhaka dhe De Gea

Granit Xhaka ka shkëlqyer në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Manchester United.

26-vjeçari ka shënuar një gol të bukur në minutën e 12’ të ndeshje, duke zhbllokuar rezultatin me një goditje fantastike që la të palëvizurn një nga portierët më të mirë në botë, David De Gea.

Vëmendjen më të madhe në këtë sfidë mori goli fantastik i realizuar nga mesfushori me origjinë shqiptare. Pas ndeshjes ishte vetë trajneri i United, Solskajer që dha vlerësim maksimal për Xhakën, madje duke e cilësuar edhe si brazilian, për faktin që topi mori një trajektore të tillë.

Por kjo ‘shtangie’ e De Geas nuk ka kaluar pa u komentuar gjatë në Angli. Ata janë përpjekur të sqarojnë me anë të disa teorive konspirative pse gardiani spanjoll mbeti në vend në atë moment:

1 – Është Jurgen Klopp që ka shkaktuar atë trajektore të çuditshme të topit. Trajneri i Liverpool është afruar me një freskuese të madhe duke krijuar shumë erë, gjë që solli edhe devijimin e topit. Bëhet kjo lidhje me Klopp, pasi në barazimin ndaj Everton trajneri gjerman përdori erën e fortë për të justifikuar ekipin.

2 – Në teorinë e dytë konspirative ndizet më shumë fantazia. Përgjegjës që De Gea mbeti i palëvizur në këtë rast është bërë qendërmbrojtësi Lindelof. Holandezi ka lëshuar gazra në atë moment që e kanë asfiksuar portierin dhe për këtë arsye ka mbetur i palëvizur.

3 – Pjesë e ‘komplotit’ mendohet që të ketë qenë edhe portieri i Real Madrid, Corutois. Ky i fundit kërkon të duket sa më keq spanjolli De Gea, pasi ekipi i Realit e ka një dëshirë të vjetër dhe e ka kërkuar me çdo kusht ta ketë në skuadër. Portieri belg sipas teorisë ka përdorur një teknologji të telekomanduar për të ndryshuar drejtimin e topit të goditur nga Xhaka.

4 – Një tjetër teori është futja e tifozëve në fushë dhe që godasin De Gean në momentin që Xhaka gjuan topin, duke e lënë në vend të palëvizur.

5 – Mourinho? Nuk mund të mungonte edhe portugezi në këto teori. Duke u cilësuar si një portier që mbrohet shumë dhe zakonisht ‘parkon autobusin’, Jose me autobusin e tij ka devijuar topin e goditur nga Xhaka duke mashtruar De Gean, pasi topi merr trajektore tjetër.

6 – “Hakmarrja e PSG-së”. Vetëm pak ditë më parë United eliminoi nga Champions League PSG-në dhe mendohet që në formë hakmarrje Cavani dhe Neymar kanë qëlluar me snajper De Gean, duke mos e lejuar që të hidhet në drejtim të topit pas goditjes së Xhakës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...