Trajneri i Shqipërisë që udhëheq Vushtrrinë: Na fusin shkopinj ndër rrota

Futboll

Trajneri i Shqipërisë që udhëheq Vushtrrinë: Na fusin shkopinj ndër rrota

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:41
Trajneri i Shqipërisë që udhëheq Vushtrrinë: Na fusin shkopinj ndër rrota

Trajneri nga Shqipëria, Samuel Nikaj, që drejton liderin e ligës së parë, Vushtrrinë, është i trishtuar me atë çfarë iu ndodhi në Pozhoran, në humbjen që pësuan me 1:0 nga Vllaznia. Ai tha se është keq të shkelet djersa e futbollistëve.    
“Tash 2 e vite që drejtoj në Kosovë, jam munduar të ruajë një profil trajneri modest ,që flet me rezultate e jo me deklarata bombastike, e me ankesa për mirëpritjet që na rezervohen, për problemet në referim, për cilësinë e stadiumeve sepse nuk kam dashur që problemet e futbollit në Kosovë ti bëj të mëdha sepse realisht e ndjej veten te shtëpisë, e problemet e shtëpisë nuk a mirë ti marrin vesh të gjithë. Por mendoj që e pardjeshmja është fundi e nuk ka më keq, kam 31 vite në futboll, por masakër më të madhe nuk kam pa me sy.

Nuk më vjen keq as për presionet jashtë fushe nga 30 civil rreth fushe sepse jemi mësuar, e as nga terreni i vështirë, sepse në fund njësoj për 2 ekipet është, pavarësisht se ata luajnë e stërviten aty non stop, por më vjen keq vetëm nga 3-shja e referëve, sepse nuk e kuptoj si se kane frikë Zotin mbasi nuk kanë as nga njerëzit përkatës të FFK-së. Me vjen keq për Lojtarët shumë sepse rrezikojnë jetën, lënë karrierën duke luajtur në kësi terrenesh, por më së shumti për KRYESINË, sepse pa asnjë lloj interesi shpenzojnë 200 000 euro dhe te dalin tre kamikaz dhe ti hedhin ne det është absurde.

Kam besim në organet e FFK që kto raste te mos përsëriten sepse po na largojnë sponsorët e po na lajnë në rrugë të madhe 30 familje dhe po shkatërrojnë një qytet që kryefjalë ka futbollin, është qyteti i Isa Sadriut, Cimilit, Kollarit, Dallkut e Rashicës e shumë të tjerëve, është gjynah sepse ne vend qe te na mbështesin na fusin shkopinj ndër rrota por ne do ja dalim sepse kemi një lidhje të forte kimike kryesi-staf-lojtar e tifozë dhe se fundi një falënderim për tifogrupin Forca sepse ato janë forca jonë. S’ka mu ndal, drejt Superligës, me të fortë se kurrë”, shkruan Nikaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat